Deti dhe ndërtimi i shtëpive, Rama vizitë “blic” në Turqi

schedule15:21 - 5 Janar, 2021

schedule 15:21 - 5 Janar, 2021

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare nesër dhe pasnesër në Turqi.

Anadolu Ajans” raporton duke iu referuar Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë se Rama do të udhëtojë për në Ankara me ftesë të Presidentit Rexhep Tayyib Erdogan.

Drejtoria në fjalë thekson se fokusi i takimeve mes dy delegacioneve do të jenë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në kuadër të raporteve bilaterale mes dy shteteve.

Aktualisht, dy çështjet e hapura mes Turqisë dhe Shqipërisë janë ndërtimi i disa shtëpive për banorët e zonave të prekura nga tërmeti, premtim i Turqisë, si edhe marrëveshja e detit me Greqinë, e cila në thelb prek më shumë turqit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!