Detaji që e nxori zbuluar, kush është këngëtarja me të cilën po bashkëpunon Ardian Bujupi

schedule11:35 - 3 Korrik, 2020

schedule 11:35 - 3 Korrik, 2020

Dy vite më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi u bënë bashkë dhe sollën “Çika Çika”, një këngë që rezultoi shumë e suksesshme e që ka tejkaluar shifrën e 100 milion klikimeve në Youtube. Por, siç duket dyshja ka bashkuar forcat sërish për të sjellë një tjetër hit.

Së fundmi, Bujupi ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet krah një femre, portreti i së cilës nuk dallohet, duke paralajmëruar se së shpejti do të publikojë bashkëpunimin e ri. Por, ajo që ra në sy ishte byzylyku që personi misterioz në krah të këngëtari mban në dorë.

 

View this post on Instagram

 

NEXT SONG WITH…. #panorama 🇦🇱🇽🇰

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Kënga e re do të titullohet “Panorama”, por këngëtari nuk e ka zbuluar se kush është vajza e cila shfaqet e veshur shumë tërheqëse me bikini, me të cilën pritet të sjellë duetin. Fansat kanë aluduar se byzykyku që vajza mban në dorë i përket Xhensila Myrtezajt.

Madje, vetë Xhensila ka publikuar foto në Instagram, ku duket që mban një byzylyk të ngjashëm në dorë.  Gjithashtu, një tjetër detaj që tërheq vëmendjen është komenti i Xhensilës në postimin e Bujupit, teksa e shoqëron postimin me një emoji që shkel syrin. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on