Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detajet nga operacioni antidrogë/ Dy të arrestuarit dolën nga automjeti luksoz me çantën me kokainë

schedule11:09 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 11:09 - 9 Dhjetor, 2024

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni antidrogë i zhvilluar në Tiranë. Në pranga kanë rënë Xhenjo Manushi dhe Klajdi Serjani.

Burime për “ABC News”, thonë se 2 të arrestuarit janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, në afërsi të terminalit të autobusëve.

Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit. Kryesisht ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës.

Të dy kanë qenë në të njëjtën makinë luksoze dhe sapo kanë ndaluar kanë dalë me çantën me drogë. Në këtë moment agjentet e antidrogës kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!