Shkrimtari i njohur Salman Rushdie u sulmua me thikë gjatë një eventi në New York, në momentin që po mbante një fjalim.
Lexo edhe: Sulmohet me thikë shkrimtari i njohur
BBC shkruan se autori, i cili mbante një maskë të zezë, doli nga publiku dhe u hodh në skenë, ku filloi të sulmonte Rushdie.
Menjëherë pas kësaj, dhjetë deri në 15 persona që ishin aty për të parë bisedën nxituan në ndihmë të Rushdie dhe nënshtruan sulmuesin. Rushdie ishte në tokë për rreth pesë minuta para se të ndihmohej të ngrihej dhe të dilte nga skena. Më pas ai u evakuua me helikopter. /abcnews.al