Policia italiane ka publikuar emra dhe detaje nga operacioni antidrogë, që vuri në pranga 17 shqiptarë. Kreu i bandës ishte një 34-vjeçar, ndërsa hetimet për këtë grup kishin nisur që në 2013-n.
Një lumë droge nga Shqipëria në Lombardi, e fshehur në pjesë të modifikuara të automjeteve. Kështu nis raportimi i mediave italiane për detajet e publikuara nga policia të opercionit të së enjtes “Shqiponja e zezë” kundër trafikut të drogës. Pakot me heroinë ishin të destinuara pët në tregun zviceran, në mënyrë të veçantë në Zyrih, dhe transportoheshin duke kaluar kufijtë në Komasko.
Ndërsa marijuana shpërndahej në veri të Italisë nëpërmjet një sistemi të mirë koordinuar korrierësh. Paratë e fituara pastroheshin ose shkëmbeheshin me prerje më të vogla duke bërë blerje në “Foks Taun” në Mendrisio. Një trafik që u zbulua nga operacioni “Shqiponja e Zezë” nga Guardia di Finanza e Milanos.
Pokuroria ka përfunduar hetimet paraprale dhe ka kërkuar dënimin me nburg të 17 personave të arrestuar, të gjithë shqiptarë që banonin në Komaslo dhe Milano. Kreu i këtij grupi ishte Ekil Nderjaku 34 vjeç, dhe merrej me furnizimin e drogës në Shqipëri dhe me organizimin e transportit. Hetimet e nisura që në vitin 2013 sollën dhe sekuestrimin e 440 kilogramë marijuanë; 10 kilogramë heroinë dhe 220 kilogramë substance përzierëse.
Për ndarjen dhe paketimin e drogës përdorej një apartament në Komo ku jetonte një cift shqiptarësh të dy nën hetim aktualisht. Gruaja, Adelina Tafa, sipas akuzës, kishte detyrën për të ndarë dhe paketuar heroinën. Bashkëshorti i saj, Shkelzen Tafa, merrej me ruajtjen dhe depozitimin e drogës.
Ndërkohë është zbuluar se korrierët që dërgonin marijuanën nga Komo në Rozano paguheshin 100 euro për një kilogram. Gjithësej janë 57 akuzat e formualuara ndaj të arrestuarve. Pjesa më e madhe e parave të përfituara nga shitja e drogës në Zvicër dërgohej në shqipëri dhe përdorej për të paguar furnizuesit si dhe për të blerë drogë tjetër./abcnews.al