Detajet e fundit për kontratën, Paulo Dybala i Juventusit edhe 4 vite

schedule09:59 - 5 Tetor, 2021

schedule 09:59 - 5 Tetor, 2021

Juventusi e ka ndarë mendjen të rinovojë kontratën me kapitenin Paulo Dybala. Argjentinasi është në marrëveshje deri më 30 qershor.

Në Itali raportojnë se bardhezinjtë kanë gati një kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe bisedimet janë në fazë vendimtare.

Kanë mbetur detajet e fundit dhe më pas do të vijë edhe firma e zyrtarizimi. Kështu trajnerit Allegri drejtuesit po i plotësojnë një nga kërkesat kryesore për të ardhmen. / abcnews.al