VLORË– Një 58-vjeçar i identifikuar si Renato Hoxhaj u gjet i vrarë mëngjesin e së dielës në ambientet e një objekti në qytetin e Vlorës, i cili ishte në ndërtim e sipër.
Ai punonte roje në këtë objekt, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e krimit.
Burime nga policia konfirmojnë se viktima është qëlluar me tre plumba, dy ne kokë dhe një në gjoks.
Viktima nuk njihej si person problematik në zonë./abcnews.al