DETAJE/ Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, dy autorët e qëlluan në ambientet e biznesit të tij, nuk ka ende pistë hetimi

schedule14:20 - 19 Prill, 2023

schedule 14:20 - 19 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Shëngjin ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Ardian Nikulaj, një eksponent i rëndësishëm në qytetin e Lezhës.

Ai është qëlluar në biznesin e tij. Bëhet se ditur se kanë qenë dy persona që e kanë qëlluar me armë zjarri Nikulajn dhe janë larguar menjëherë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Vrasja në Shëngjin, zona rrethohet skenë krimi. Pamjet nga vendngjarja

Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nën siglën e PSD, por po ashtu ka qenë në listën për Këshillin Bashkiak edhe për zgjedhjet e “14 Majit”.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka të bëjë më zgjedhjet, apo me probleme të tjera që mund të ketë pasur Nikulaj.

Në zonë ka kamera të shumta sigurie që do të përdoren nga policia  për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE: FOTO/ U vra me armë zjarri, ky është Ardian Nikulaj, ish-kandidat për deputet

Ende nuk është ngritur një pistë hetimi, pasi policia është e angazhuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!