DETAJE/ “Uluni se do t’ju vrasim”, kamerat fiksuan lëvizjet e grabitësve që terrorizuan familjen në Prush. Shoqërohen disa persona

schedule11:24 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 11:24 - 10 Dhjetor, 2023

TIRANË- Pesë grabitës shkaktuan terror mbrëmjen e së shtunës në familjen e Gani Himës në fshatin Prush në Tiranë.

Ata hynë në banesën e kësaj familjeje, duke ju kërkuar të mos lëvizin nga vendi, ndërsa janë prezantuar para tyre si efektivë policie.

“Uluni se do t’ju vrasim”, këto janë fjalët, të cilat mendohet t’i kenë thënë grabitësit në momentin kur kanë hyrë në ambientet e brendshme të shtëpisë së familjes Hima.

Gazetari Ervin Leka nga fshati Prush, raportoi se deri tani janë shoqëruar dhjetë persona, të cilët mendohet se kanë dijeni për grabitjen e mbetur në tentativë.

Shtëpia ishte e pajisur me kamera sigurie me cilësi të lartë dhe ka filmuar të gjitha lëvizjet e autorëve.

Paraprakisht mendohet se ata kanë parkuar automjeti jashtë banesës, ndërsa më pas janë ngjitur në murin rrethues duke hyrë brenda./ n.m.abcnews.al