DETAJE/ Tentoi të mbytej në liqen, historia familjare e 40-vjeçares në Pogradec

schedule19:21 - 5 Mars, 2023

schedule 19:21 - 5 Mars, 2023

Burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin e ABC News, Roland Beqiraj se 40 vjeçarja është e divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka 1 fëmijë.

Ndërsa ish bashkëshorti ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë e tij. Të tre fëmijët, me vendim gjykate i janë lënë ish bashkëshortit për t’u kujdesur.

40 vjeçarja punonte në bashki, në sektorin e pastrim gjelbërimit, ndërsa vendimi që fëmijët i kaluan ish burrit të saj, ka bërë që të tentojë të mbytet në liqen.

LEXO EDHE: Hidhet nga ura në liqen, banorët shpëtojnë 40-vjeçaren në Pogradec

Prej kohësh ajo shfaqte probleme të shëndetit mendor, dhe kjo ka qenë arsyeja që gjykata nuk i’a caktoi asaj kujdestarinë e fëmijëve. Fatmirësisht ajo u shpëtua nga forcat e policisë, ndërsa në pyetje po merret edhe ish bashkëshorti i saj.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.03.2023, rreth orës 17:45, në lagjen nr.3, nga ura buzë liqenit të Pogradecit, është hedhur në ujë shtetasja S. K., rreth 40 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila falë ndërhyrjes së disa banorëve dhe shërbimeve të Policisë, u nxorr nga uji dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!