Detaje të reja kanë dal nga vrasja e 20-vjeçarit në fshatin Guci e Re në Shkodër.
Nga informacionet paraprake, mësohet se Pavlin Preka jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.
Sakaq, raportohet se ka qenë xhaxhai i tij i cili pasi nuk është përgjigjur në telefon ka shkuar dhe e ka gjetur te vdekur. Preka është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al