Detaje të reja janë bërë publike nga masakra në një shkollë ditën e sotme në Beograd. Sipas mediave të vendit, në shkollë është gjetur një çantë shpine me armë, municione dhe kokteje Molotov.
Ende nuk dihet nëse atë çantë e ka sjellë autori i krimit makabër. Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, 9 persona kanë humbur jetën nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”.
Si pasojë e sulmit, 8 fëmijë humbën jetën dhe një roje, ndërsa gjashtë fëmijë dhe një mësues u plagosën. Në oborrin e shkollës është arrestuar nxënësi i kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër penale.
Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.
/abcnews.al