Detaje të reja nga ngjarja në Korçë

schedule09:41 - 18 Janar, 2019

schedule 09:41 - 18 Janar, 2019

Policia e Korçës ka zbardhur se si ka ndodhur vrasja e Altin Balliut mbrëmjen e kaluar si dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Ai është një ish i dënuar për plagosjen rëndë dhe kishte vetëm një vit i liruar nga burgu.

I dënuar më parë për plagosjen me kallashnikov të një bashkëmoshatari, Olger Mustafaj, është shpallur në kërkim si autori i dyshuar për vrasjen e Altin Balliut mbrëmjen e së enjtes në Korçë. Ai është banor i lagjes, ku ndodhi krimi. Në Prill të vitit 2010, Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh.

Ai u dënua me 12 vite burg, por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Kishte vetëm një vit i liruar nga burgu. Përplasja me 35-vjeçarin Altin Balliu i ndodhi para një lokali në Korçë. Ai po kalonte me makinë dhe rruga ishte e zënë nga mjeti me të cilin po lëviznin shokët e viktimës.

Mustafaj hyri në lokal dhe gjatë sherrit verbal u dëgjuan shprehje të tipit kush jam unë, kush je ti. Më pas është larguar me makinë për t’u kthyer sërish i armatosur me pistoletë. I dyshuari e gjeti vetëm viktimën dhe e qëlloi disa herë kohën, kur ai po shkonte drejt mjetit ku ndodheshin shokët.

Dy prej plumbave e prekën Balliun në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Altin Balliu jetonte në fshatin Sllabinjë të Pogradecit dhe merrej me hapjen e puseve, sëbashku me vëllezërit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!