Detaje të reja, 20-vjeçari sirian u gjet i pajetë në Durrës, dyshohet se u vra

schedule13:55 - 2 Qershor, 2020

schedule 13:55 - 2 Qershor, 2020

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 20 vjeçarit, i cili ka humbur jetën paraditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Burime për ABC News, thanë se 20- vjeçari sirian dyshohet të jetë vrarë.

LEXO edhe: Gjendet i vdekur një emigrant sirian në Durrës

ABC News ka mësuar se një dëshmitare ka parë pak çaste para gjetjes së viktimës, një tjetër shtetas sirian, i cili po ecte nxitimthi nga ish-hotel Vollga në drejtim të Bashkisë ndërsa është parë me njolla gjaku.

20 vjeçari sirian, ende i paidentifikuar, strehohej gjatë pandemisë në ndërtesën e braktisur të ish- hotel ”Vollgës”.

Prej kohësh në Durrës jeton një numër i madh i sirianëve, të cilët e shohin si trampolinë për të kaluar në shtet e europës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!