Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje/ Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

schedule11:44 - 10 Qershor, 2026

schedule 11:44 - 10 Qershor, 2026

LEZHË– Një konflikt i momentit mes një grupi të rinjsh që ishin ulur në një lokal në rrugën e Kunes në Shëngjin dhe menaxherit të tij është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur një të ri.

Sipas të dhënave paraprake, mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit ka pasur një debat, shkaqet e të cilit mbeten ende nën hetim.

Konflikti ka vijuar me përleshje fizike dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit, kur njëri prej të rinjve ka përdorur armën e zjarrit.



Ai ka qëlluar në këmbë menaxherin Kristian Gjoni, rreth 30 vjeç, duke e lënë të plagosur dhe më pas janë larguar, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe shoqërimin e tij, ndërsa po kryhen veprime intensive hetimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!