DETAJE/ Shpërthimi në Lushnjë, dy viktima dhe shtatë të lënduar. Deputeti Çela në sallë të operacionit

schedule16:40 - 1 Mars, 2024

schedule 16:40 - 1 Mars, 2024

LUSHNJË- Tek rreth rrotullimi i Plastmasit në Lushnjë gjatë punës në një fabrikë, një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim të fuqishëm.

Për pasojë kanë humbur jetën dy persona, babë e bir, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar, me të cilëve dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa deputeti socialist është futur në sallën e operacionit.

Burimet spitalore konfirmojnë për ABC News se gjendja e deputetit mbetet e rëndë, por sipas mjekëve pritet të dalë me sukses.

“Kemi të konfirmuar nga burimet zyrtare spitalore për viktima, ndërkohë disa të tjerë janë plagosur, dhe mes tyre ndodhet deputeti Bujar Çela. Në këto momente deputeti Çela i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ka qenë një shpërthim i fuqishëm.”, tha gazetarja./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!