DETAJE/ Shpërthimi me tritol në Tiranë, dëmtohen fasadat e dy bizneseve

schedule09:50 - 28 Nëntor, 2023

schedule 09:50 - 28 Nëntor, 2023

TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol në ambientet e jashtëm të një lokali në kryeqytet. Gazetari i ABC News, raporton se lokali rezulton të jetë i marrë me qira nga Armand Xhaferraj.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të gjetur detaje për identifikimin e autorëve. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se janë përdorur 100 gramë lëndë eksplozive.

Sakaq, janë dëmtuar lehtë edhe fasadat e dy bizneseve ngjitur. Grupi hetimor, pritet të marrë në pyetje 40-vjeçarin, për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm./abcnews.al