Një shpërthim me tritol ka tronditur qytetin e Pogradecit orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, afër hyrjes së banesës së Meardi Berberi.
Ky i fundit që sipas grupit hetimor ishte objektivi, rezulton një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar 5 herë që nga vitit 2011 për vepra të ndryshme penale.
38-vjeçari është pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në vitin 2020 në Pogradec. Ai ka dalë nga burgu pak muaj më parë, pasi përfitoi nga amnistia.
Shpërthimi me tritol ka qenë tepër i fuqishëm, banorët e pallatet shprehen të tronditur.
“Ishte një shpërthim i fuqishëm, menduam se ra pallati. Pashë tym të zi. Pastrueset qëlluan duke pastruar dhe u trembën shumë. Ishte tmerr, sepse shpërthimi u ndje shumë”.
Si pasojë e shpërthimit më lëndë plasëse janë shkaktuar vetëm dëme material. Policia ka shoqëruar mbi 10 persona, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.