Detaje/ Përplasi për vdekje dy persona, 21-vjeçari shofer problematik

schedule22:53 - 26 Gusht, 2018

schedule 22:53 - 26 Gusht, 2018

Tvklan.al ka mundur të mësojë të tjera detaje për aksidentin e rëndë në Fier ku humbën jetën dy persona. Sipas burimeve, mësohet se shoferi që përplasi për vdekje dy kushërinjtë, është drejtues problematik.

Amarildo Çalamani 21 vjeç rezulton të jetë gjobitur disa herë për shkelje të ndryshme administrative. Mësohet se ai është ndëshkuar 10 herë me gjobë, konkretisht: brenda vitit 2018 ka marrë 3 masa për parakalime të gabuara, 2 masa për përdorim celulari, 1 masë administrative për tejkalim shpejtësie me pezullim të lejes së drejtimit në vitin 2017, dhe një masë për mungesë kontrolli teknik.

Amarildo Çalamani, duke drejtuar mjetin Volkswagen, përplasi për vdekje dy persona në fshatin Arapaj të Roskovecit në Fier. Ai humbi kontrollin e mjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë, dhe përplasi dy të rinjtë që ecnin në trotuar.

Viktimat janë Amarildo dhe Festim Dogani, respektivisht 29 dhe 21 vjeç. Drejtuesi Amarildo Çalamani, pasi përplasi për vdekje dy këmbësorët, u largua në këmbë nga vendngjarja. Ai u gjet nga policia pas disa minutash dhe u shoqërua në komisariat, ku dhe po merret në pyetje. /tvklan.al