Abcnews.al ka zbardhur detaje të reja rreth ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e së martës në Shkodër ku mbetën të plagosur ku mbetën të plagosur Erisen Gjeka dhe Ndue Pali.
Lidhur me këtë ngjarje Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar i cili është Enton Dushaj.
Mësohet se mes personave të përfshirë në ngjarje ka ekzistuar një konflikt i hershëm që ishte zgjidhur. Nuk dihet se përse ata janë konflikuar sërish.
Dy personat që u plagosën kanë qenë në kafe bashkë, ndërsa autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të tyre pasi dolën.
Lexo edhe: EMRI/ Plagosja në Shkodër, shpallet në kërkim autori i dyshuar, policia jep detajet
Kujtojmë këtu se sipas blu-ve, autori i dyshuar gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, Erison Gjekën, 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe Ndue Palin, 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.
Ndërkohë Dushaj në nëntor te vitit 2018, u përfshi përsëri në një konflikt së bashku me 3 persona të tjerë.
Si ndodhi ngjarja?
Ersion Gjeka dhe Ndue Mali sapo kanë dalë nga lokali në lagjen Fermentim dhe janë nisur me motoçikletën e tyre.
Ne timon ndodhej Erison Gjeka dhe pasagjer Ndue Mali.
Enton Dushaj ka ardhur me automjet dhe gjatë ecjes ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Ai plagosi të dy dhe u largua me mjetin e tij nga vendi i ngjarjes.
Kanë qenë dy të plagosurit që kanë dëshmuar rreth ngjarjes dhe kanë pasur mundësi ta identifikojnë autorin, me të cilin kishin pasur më herët një konflikt por që sipas tyre kanë arritur të sqarohen. Dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/