EMRAT/ Detaje nga plagosja me armë në Shijak, reagon policia: U identifikua autori, vijon puna për kapjen e tij

schedule12:03 - 22 Mars, 2024

schedule 12:03 - 22 Mars, 2024

Zbulohen detaje të reja në lidhje me plagosjen në Shijak. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se autori, Arbër Hoxha, 30 vjeç, është identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tij.

Në lidhje me ngjarjen, sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari, Enidor Dedja, është qëlluar me armë zjarri në këmbë, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuarArbër Hoxha, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Gazetari Leonidha Muasaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News raportoi se “Dy persona janë konfliktuar në dyqanin që shet pjesë këmbimi automjetesh. Nuk dihet ende shkak i konfliktit. Arbër Hoxha ka nxjerrë armën e  zjarrit dhe ka plagosur 36-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ai ka marrë një plumb në këmbën e djathtë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorit.”

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin 36-vjeçar, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!