Përplasja e armatosur mes dy grupeve shqiptare, shkaktoi 3 të vrarë dhe 3 të plagosur në Athinë.
Deri më tani në pranga është vënë vetëm vajza shqiptare që drejtonte makinën “Mercedes Benz”, pesë persona të tjerë po merren në pyetje ndërsa janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë.
Në spital të plagosur ndodhen 3 persona, dy policët dhe një shtetas shqiptar që në tentativë për t’u larguar gjatë shkëmbimit të zjarrit, u përplas nga makina.
Sipas mediave vendase, fillimisht sherri ka nisur mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Kato Patisia” të kryeqytetit grek.
Një makinë tip “Mercedes Benz” me targa shqiptare që drejtohej nga një vajzë dhe si pasagjer ndodheshin dy persona të tjerë, i kanë zënë pritë një djali të ri që lëvizte me një motoçikletë.
Lexo edhe: Masakra mes bandave shqiptare në Athinë, zbulohen emrat e 3 viktimave
Sapo i afrohen, njëri prej tyre qëllon nga makina dhe e plagos në gjendje të rëndë.
I riu që udhëtonte me motoçikletë ndërron jetë në spital gjatë orëve të para të mëngjesit.
Në vendngjarje, u gjend edhe babai i drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend personin nga pala kundërshtare.
Lexo edhe: “Far West” në mes të Athinës me 3 viktima, kurthi i vdekjes për shqiptarin, zbardhen dëshmitë e para
Sipas tyre, personi që fillimisht hapi zjarr dhe që më pas u vra nga babai i shqiptarit që lëvizte me motoçikletë është identifikuar si Adil Tefa, me origjinë nga Korça.
Ai konsiderohet si kreu i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Sipas hetuesve grekë, personi tjetër që ndodhej në makinën Audi tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke e lënë atë të plagosur.
Ndërsa shqiptari që ndodhej në makinën Mercedes u largua dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë “Toyota” të zezë.
Sapo mbërriti në vendngjarje, policia u vu në ndjekje të makinës “Toyota”, të cilën e gjeti të pakuar jashtë një lokali në lagjen “Ajos Anargjiros”, ku dyshohej se do të kryente grabitje.
Policia i bëri thirrje shqiptarit që të dorëzohej, por i riu qëlloi drejt tyre duke i lënë të plagosur dy efektivët, njërin në këmbë e tjetrin në shpatull. Policia u kundërpërgjigj duke vrarë autorin.
Dy nga 3 viktimat janë identifikuar si Jani dhe Gëzim, rreth 30 vjeç.
Mediat e huaja shkruajnë se të tre viktimat janë shtetas shqiptarë që kishin njohje dhe lidhje miqësore me njëri-tjetrin, e që përplasja mes tyre kishte nisur për shkak të drogës.
Tre shqiptarët e vrarë rezultonin të arrestuar në maj të vitit të kaluar në Athinë, si të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Njoftimi zyrtar i policisë greke:
“Lidhur me një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Patisia, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur për vdekje 3 të huaj (48, 46 dhe 23 vjeç), një e huaj (43 vjeç) u arrestua dhe 2 efektivë policie po trajtohen për plagosje në spital.
Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një i huaj 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një të huaj 43-vjeçare, ka qëlluar në drejtim të një grupi të huajsh, duke tërhequr zvarrë njërin prej tyre (23-vjeçar i huaj).
Më pas e huaja duke drejtuar mjetin, ka tërhequr zvarrë 23-vjeçarin, ndërsa 48-vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit që kalonte dhe është nisur drejt zonës së Acharnit.
Më pas, ajo hyri në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, është kapur nga oficerët e policisë së , të cilët kanë tentuar ta neutralizojnë.
48-vjeçari në sy të policëve ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e plagosur për vdekje.
Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë futur dhe po merren në pyetje.
Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.
Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikë.“/abcnews.al/