Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.
Burime bëjnë me punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar rishtaz pas një parakalimi.
Dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre “Audi” një tjetër mjet tip “Volkswagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre. Fatmirësisht dy efektivët nuk kanë pësuar dëmtime. /abcnews.al