Flodian Plaku u arrestua në Orikum pas një operacioni të zhvilluar këtë të diel nga policia. Gjatë arrestimit iu gjetën edhe dy armë zjarri me vete.
ABC News mëson se në këtë operacion janë shoqëruar edhe disa persona të tjerët. Përkatësisht shtatë të shoqëruar. Ndërsa arrestimi i Flodian Plakut është bërë ndërsa ndodhej në një hotel në Orikum.
Plaku ishte në kërkim pasi akuzohej si një nga tre personat që ekzekutuan me armë zjarri Gentjan Bejtrja në Larushk në Fushë Krujë.
Flodian Plaku është gjithashtu emër i njohur për policinë në trafikun e lëndëve narkotike kryesisht drejt Italisë.
/abcnews.al/

