Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i 29-vjeçarit Mario Nela.
ABC News mëson se Mario Nela ishte në arrati prej 5 muajsh, ndërkohë po për të njëjtën ngjarje janë në burg i ati dhe vëllai të cilët u arrestuan menjëherë pas plagosjes më 11 shtator 2024.
Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Princ Vidi’ në Tiranë, kur 29-vjeçari qëlloi me armë kushëririn Ervin Nela.
Ky i fundit mbeti i plagosur me një plumb në këmbë. Konflikti mes kushërinjve dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi kishin jetuar një kohë të gjatë në Gjermani.
/abcnews.al/

