Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në Fushë-Krujë, ku u ekzekutua në oborrin e banesës së tij, Gentian Bejtja.
Gentian Bejtja dyshohet se është qëlluar me 4 armë automatike. Bejtja ndodhej në një serë pranë banesës në kohën kur ai është qëlluar.
Pranë banesës ndodheshin dhe familjarë të tjerë, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja.
Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti./abcnews.al