Të tjera janë zbuluar nga zbulimi i serave me gati 10 mijë rrënjë kanabis në fshatin Bajzë në Malësinë e Madhe.
Janë disa persona të shoqëruar, aksioni ka nisur që në orët e drekës të ditës së sotme.
Operacioni ka nisur pas marrjes se informacioneve në rrugë operative, bën me dije gazetari i ABC News, Simon Shkreli.
LEXO EDHE: Zbulohen sera me 10 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe
Mësohet po ashtu se është bërë shoqërimi i një punonjësi të ndërmarrjes së ujësjellësit në Malësinë e Madhe, pasi është konstatuar se është marrë uji për të vaditur bimët nga një tubacion i ujësjellësit së Malësisë së Madhe.
Nuk dihet nëse ka apo jo bashkëpunim. Ajo që vihet re është se kemi të bëjmë me një zonë që nuk është larg shtëpive të banimit, është një territor izoluar dhe nuk bie në sy kollaj.
Në zonën e Bajzës edhe vitin e kaluar është zbuluar një shtëpi bari dhe nuk është se janë të panjohura këto ngjarje.r.t/abcnews.al