Deta Kokomani është një emër i njohur për shtypin. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në konkursin e 71-të të bukurisë Miss Universe. Mirëpo, ajo që tërhoqi më shumë vemendje ishte një nga veshjet e përzgjedhura, e cila mbarte edhe mesazhin kundër abuzimeve seksuale.
Kjo pelerinë është punuar nga piktorja Adela Osmani, e cila e ftuar në “ABC e Mëngjesit” tregoi si e krijoi këtë veshje me moton “Mos mi prisni krahët”.
“Unë isha në Romë për një projekt timin dhe më shkruajti Deta, përfaqësuesja e Shqipërisë për një bashkëpunim bashkë dhe më tha se çfarë mendon sepse tema ishte për të përfaqësuar femrat. Edhe duke biseduar me të, nga 100 tema, menduam që gjëja kryesore ishte duke përcjell femrat në moshë të vogël siç kam përcjellur muzën e pikturës sime. Pastaj vendosëm që të ishte vajza e protestës në Tiranë, që ishte një bujat më të mëdha në Tiranë, duke qenë se u përdhunua një vajzë dhe e morëm për abuzimet seksuale ndaj vajzave të mitura. Pra, jemi frymëzuar nga një vajzë në protestë Mia, e cila ishte me moton “Mos mi prisni krahët”, e cila përveç se ishte interesante, më ka falur shumë emocione.
Deta më tha që kishte pasur impakt shumë të mirë dhe e kishin pyetur për vajzën. Edhe gjëja që i kishte pëlqyer ishte që kishte marrë një rast konkret që u përcoll nga Tirana në SHBA.
Pelerinën e mban kompeticioni dhe do të bëhet një shitje, ku fitimet do të shkojnë ose për vajzat e abuzuara seksualisht ose vajzat e braktisura”, u shpreh Adela./abcnews.al