VIDEO/ Dështon testimi i ri i raketës balistike interkontinentale të Rusisë

schedule10:50 - 23 Shtator, 2024

schedule 10:50 - 23 Shtator, 2024

Rusia ka dështuar në testimin e ri të raketës balistike interkontinentale, sipas pamjeve të reja satelitore. Pamjet tregojnë një çarje të madhe në një kozmodrom rus, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë pasojë e një testimi të dështuar të një rakete balistike interkontinentale.

Katër automjete zjarrfikësish shihen gjithashtu në fotografitë e Kozmodromit Plesetsk nga 21 shtator, i cili ndodhet në rajonin Arhangelsk në veri të Rusisë.

Një analist i inteligjencës, i cili i ka analizuar pamjet, tha se vrima mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i një rakete balistike interkontinentale, RS-28 Sarmat.

Kjo supozohet të jeta hera e katërt  që një raketë Sarmat ka dështuar. Rusia pretendoi në prill 2022 se kishte testuar me sukses këtë raketë.

Sarmat, zhvillimi i së cilës nisi në vitet 2000, është raketë me lëndë djegëse e dizajnuar të udhëtojë deri në 18.000 kilometra.

Raketa është 35 metra e gjatë dhe thuhet se mund ta bartë një ngarkesë prej 10 tonësh me koka të ndryshme raketore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!