Dështon sërish marrëveshja: Çfarë diskutuan sot Kurti dhe Mustafa

schedule19:24 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 19:24 - 13 Dhjetor, 2019

Ka përfunduar mbledhja e dy liderëve, të VV-së e LDK-së në Kosovë, ndërsa ka dështuar edhe këtë herë arritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re.

Detajet e mbledhjes i kanë dhënë Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti, ndërsa të dy kanë thënë se janë dakorduar në mbledhjen e sotme që të vazhdojnë takimet.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me VV-në kanë vendosur një standart të ri të komunikimit të ndërsjelltë.

“Ju keni parë prej 6 teorit kemi vendosur një standart të ri të komunikimit të ndërsjelltë mes dy subjekteve po edhe me qytetarët duke i informuar me detaje, kemi pas një takim të gjatë po mjaft konstruktiv për të shkëmbyer të gjitha pozicionet tona për marrëveshje. Jemi dakordu ar që të vazhdojmë takimet në baza ditore”, është shprehur ai.

Ndërsa Glauk Konjufca i VV-së, e konsideroi si të rëndësishëm takimin mes Mustafës e Kurtit. “Pajtohem që ishte një takim shumë i rëndësishëm në përpjekje për të gjetur marrëvshje dhe pikërisht se i kemi shtruar të gjitha opsionet e mundshme dhe janë diskutuar plotë mënyra të zgjidhjes. Ndaj kemi pa avancim, u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta, në të ardhmen dhe pikërisht për këtë arsye nesër sërisht do të takohemi që të vazhdojmë ku e lamë sonte, me të cilat përfundam takimin”, tha ai, ndërsa shtoi se do të ketë takim edhe nesër.

“Për takimin e nesërm, ku takim nuk do të ndodhet nëse pozicionet tona nuk do të afroheshin, ka një dakordim në mes të dy palëve që marrëveshja të arrihet, mund të ju them që jemi të pakënaqur me ndërrimin e kësaj date, për arsye se presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye me kë ka biseduar. Ne kemi dyshimet tona qysh është ndërru kjo datë, kishte me qenë mirë cilat janë ato parti që mos me qenë data 24 po 26, pavarëisht kësaj data 26 është edhe dy javë ditë ne deri atë ditë do të merremi vesh”, shton ai.

Mirëpo, Konjufca nuk e ka sqaruar se çfarë marrëveshje kanë arritur për pozitën e presidentit.

“Ne kemi fol për shumë pika sot, mirëpo, nuk mund të përgjigjem në pyetjen e juaj drejtpërdrejtë, për sakohë që takimi i nesërm do të sqarojë shumë piak të tjera”, tha ai për mediat në Kosovë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!