Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të premten seancën plenare e sotme e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Kryetari i parlamentit Kadri Veseli, njoftoi se seanca e ndërprerë do të vazhdojë të premten nga ora 11:00. Në këtë seancë nuk mori pjesë opozita, pasi kërkoi që të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do të votohej për rezolutën që ndalon Presidentit Hashim Thaçi të flasë për ndryshimin e kufijve.
Gjatë ditës shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, konfirmoi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancë të rregullt të Kuvendit, pa u mbajtur ajo e jashtëzakonshmja kundër temës së kufijve në Bruksel. Hoti ka ftuar edhe deputetët e tjerë t’i bashkohen LDK-së.
Ai theksoi se vetëm pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme, mund të kthehen seancave të rregullta në Kuvend./abcnews.al