Policia e burgjeve në Kukës ka kapur lëndë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit fizik të një nëntëvjeçareje. Bëhet e ditur se lënda narkotike i është gjetur vajzës gjatë kontrollit fizik që bëhet mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës.
Bëhet fjalë për një sasi pluhuri të bardhë rreth 50 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e cila u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit me iniciale G.I.
Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria. /abcnews.al/