Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dështon mbledhja e parë, lojtarët e Barçës nuk pranojnë të ulin pagat

schedule20:17 - 11 Nëntor, 2020

schedule 20:17 - 11 Nëntor, 2020

Barcelona është në vështirësi të mëdha financiare. Keqmenaxhimi dhe pandemia rrezikojnë falimentin e klubit dhe zgjidhja e vetme për momentin është ulja e pagave të lojtarëve.

Sot përfaqësuesit e ekipit dhe drejtuesit e klubit kanë zhvilluar takimin e parë. Klubi kërkon të ulë pagat e lojtarëve me 30% dhe për këtë kërkojnë mirëkuptimin e tyre.

 



E kërkojnë, por për momentin nuk e kanë gjetur. Nga ajo që Mundo Deportivo raporton, klubi dhe lojtarët janë ndarë pa arritur një marrëveshje sot në lidhje me këtë çështje.

Por është lënë hapësira për takim të radhës dhe deri atëherë lojtarët do të shqyrtojnë në mënyrë individuale propozimin e klubit. Në rast se lojtarët rezistojnë, klubi do të vendosë të ulë pagat e tyre në mënyrë njëanshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!