Dështon kalimi te Roma, “veteranin” italian e “ndajnë” ultrasit nga kryeqyteti

schedule09:56 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 27 Dhjetor, 2023

Provoi një kampionat të ri në karrierën e tij, por duket se “aventura” do të jetë e shkurtër. Ish-“gur themeli” i mbrojtjes së Juventus, Leonardo Bonucci u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së verës, te gjermanët e Union Berlin, mirëpo në Bundesliga nuk po shkon asgjë siç duhet te skuadra kryeqytetase e për këtë aryse, “veterani” po kërkon një tjetër ekip, për ta mbyllur sa më mirë sezonin e fundit të karrierës së tij të gjatë futbollistike.

Një nga pistat më të përfolura, edhe nga mediat, është rikthimi i mundshëm në Serie A, me “Verdhekuqtë” e Roma-s, që kanë shprehur interesimin e tyre për “veteranin” italian, kjo për shkak të dëmtime të shumta, në prapvijë dhe mund t’i vijë goxha në ndihmë teknikut Jose Mourinho, mirëpo teksa të gjithë janë “pro” këtij transferimi, dikush ka dalë kundra.

Më konkretisht janë disa e jo dikush, me “ultrasit” e klubit që janë totalisht kundër transferimit të 36-vjeçarit, në “Olimpico”, për shkak të karrierës së tij te Juventus. Për merkaton e janarit tifozët kërkojnë afrimin e gjermanit të “Çekanëve”, të West Ham, Thilo Kehrer, me këtë të fundit që është opsioni më i mundshëm, teksa vetë londinezët kërkojnë afrimin e Leandro Bonucci-t, mirëpo gjithçka do të sqarohet më shumë gjatë merkatos së janarit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!