Abc mëson detaje të tjera në lidhje me pakon e dyshimtë, e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.
Pakoja u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga specialistët e Xhenios dhe RENEA dhe brenda rezultoi se kishte lëndë plasëse.
Lexo edhe: Alarmoi Shkodrën, shpërthehet pakoja e dyshimtë, ja çfarë kishte brenda
Lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit të drejtoreshës së operatorit të kujdesit shëndetësor, Suida Kuka.
Pakoja u gjet rreth orës 16:00 në anë të rrugë. Policia vendosi menjëherë shiritin e sigurisë.
Kush është Suida Kuka?
Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.
Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
/Abcnews.al/