Dështon akordi me Fonsecan, Tottenham në sulm për “luftëtarin” italian

schedule17:44 - 17 Qershor, 2021

schedule 17:44 - 17 Qershor, 2021

Drejtuesit e Tottenham vazhdojnë të punojnë për trajnerin e ri. Negociatat kanë qenë të shumta dhe gjithmonë ka ndodhur diçka në momentin që akordi final ishte afër. Kështu ndodhi me Antonio Conten dhe Erik Ten Hag.

E njëjta situatë edhe me Paulo Fonseca, ish-trajnerin e Romës. Portugezi gjeti në parim marrëveshjen me presidentin Daniel Levy, por gjithçka është prishur në momentet e fundit. Shkaku? Çështja e taksave solli ndërprerjen e bisedimeve.

Fonseca kishte disa avantazhe në lidhje me taksat nga një ligj italian (drejtoi Romën gjatë viteve 2019-2021), që nuk është i aplikueshëm në Britaninë e Madhe.

Tottenham nuk ka humbur kohë dhe ka piketuar Gennaro Gattuson si trajner të ri. Bisedat me agjentin Jorge Mendes kanë nisur dhe po shkojnë mirë. Tekniku kalabrez, i cili u nda me Fiorentinën ditën e sotme, ka dhënë “ok”-in për këtë lëvizje.

 

Gennaro Gattuso

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ish-mesfushorin luftarak të Milanit e pret një kontratë 2-vjeçare. Kjo do të ishte aventura e parë jashtë Italisë për Gattuson, i cili ka drejtuar më parë Milanin, Napolin dhe ishte trajner i Fiorentinës për vetëm 23 ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!