“Dështoi me perëndimin”, Gjoni në Kuvend: Rama po i kthen sytë nga Rusia, Kina dhe Erdogan

schedule10:45 - 23 Mars, 2021

schedule 10:45 - 23 Mars, 2021

Në seancën e sotme plenare Ralf Gjoni, deklaroi se u shpreh se kryeministri Edi Rama ka dështuar me perëndimin dhe për këtë arsye po i kthen sytë nga Rusia, Kina dhe Erdogan.

Gjithashtu Gjoni e konsideroi diletantizëm juridik, aktin për miratimin e vaksinës Sputnik, të dërguar nga Rusia.

Lexo edhe: Akti Normativ për sigurimin e dozave, Manastirliu: Edhe vendet e BE po i kthejnë sytë nga Rusia

“Ky akt qelbet era diletantizëm juridik. Nuk e di se kush i shkruan këto paçavure. A ka më juristë ne Partinë Socialiste. Këta tallet edhe me relacionet që dërgojnë këtu. Kanë shkuar në shkollë këta njerëz që shkruajnë projektligje apo jo.

Pandemia është vetëm maja e ajsbergut, s’ka më rëndësi nëse virusi është natyral apo është krijuar në laborator. Sot e gjitha bota ndodhet në përballje me këtë sfidë. Unë nuk jam kundër vaksinave.

Kemi një kakofoni politike në çdo vend për programet e vaksinave. Sot Rakacolli thotë që janë 1 milion vaksina nga Covax, nëse ju e konfirmoni ky është lajm i mirë për Shqipërinë, pror nuk e kam shpresën nga Covax, por nëse ju i keni këto dhe keni marrë doza edhe nga AstraZeneca dhe Pfizer çfarë ju duhet sot Sputnik.

Përse na sillet ky akt normativ. Për nuk ka sollët ndonjë akt për darkën e Dubait. Tani u mor vesh se darka e famshme i Dubait paske qenë në negociatë me rusët. Kam frikë se mos ndoshta arsyeja e vërtet është për t’ju fshehur përgjegjësisë në ardhmen. Ju nuk jeni të sigurt vetë se çfarë efektesh do të sjellin këto vaksina dhe në këtë mënyrë ju ia hidhni parlamentit duke u zhveshur nga çdo përgjegjësi. Sot është e qartë që Rama ka dështuar me perëndimin dhe po i kthen sytë nga Rusia, Kina dhe Erdogani”, tha Ralf Gjoni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!