“Dështimet e mia, janë sukseset e të tjerëve”, çfarë deklarate e Jose Mourinhos!

schedule14:58 - 8 Korrik, 2021

schedule 14:58 - 8 Korrik, 2021

Jose Mourinho ka folur për herë të parë si trajner i Romës së Marash Kumbullës dhe nuk mund të linte pas polemikat, të cilat ai si gjithmonë i merr me vete dhe ja plas në fytyrë gjithë kritikëve.

Së fundmi ai ka folur për aventurat e tij te Manchester United dhe Tottenham të cilat të gjithë i quajnë të dështuara, por vetë Special One i quan ndryshe.

“Unë fitova tre trofe në Manchester United dhe kjo u pa si një katastrofë. Arrita në një finale të Kupës, të cilën nuk m’u lejua ta luaj me Tottenham dhe kjo u pa si një katastrofë. Ajo që është një katastrofë për mua, konsiderohet si sukses i madh për të tjerët”, tregon portugezi. /abcnews.al