Dëshmon për 8 orë Manos Daskalakis: Besoj se Roula vrau Georgina-n, për dy vajzat e tjera s’di gjë

schedule17:26 - 17 Qershor, 2022

schedule 17:26 - 17 Qershor, 2022

Mediat në Greqi kanë publikuar detaje të reja nga dëshmia që zgjati rreth 8 orë e Manos Daskalakis. Sipas raportimeve, Daskalakis ndër të tjera është pyetur për jetën në Patras, me Roula Pispirigou por edhe me tre vajzat që tashmë nuk jetojnë.

Megjithatë, pyetja më e rëndësishme duket se i është bërë e fundit: Beson se gruaja juaj i ka vrarë tre vajzat?

Manos Daskalakis raportohet të jetë përgjigjur, se në mendimin e tij, Roula ka vrarë vajzën e tyre Georgina, ndërsa për dy të tjerat ai ka thënë se nuk ka informacione dhe s’mund të flasë me siguri nëse gruaja e tij është ajo që i ka vrarë.

Po ashtu, gjatë dëshmisë ai ka treguar se një ditë para se të ndërronte jetë Irisi ata kishin pasur një debat të fortë dhe më pas ai ishte larguar nga shtëpia.

Ndërkohë, rezultatet e analizave nga mostrat e gjakut të Georginës të gjetura në spitalet ku ajo ishte trajtuar, treguan se në trupin e fëmijës nuk kishte pasur në asnjë rast prezencë ketamine. Të paktën për aq kohë sa janë marrë mostrat specifike të gjakut.

Mjeku Dimitris Kalanteris, duke folur për Mega, tha se ketamina është një substancë që “largohet” shpejt nga trupi. Pra, nëse mostrat merren edhe një orë më vonë, atëherë ato mund të dalin negative dhe ketamina mund të jetë metabolizuar “nëse nuk jepet në sasi të mëdha”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!