Dëshmitë tronditë të luftës/ Gaza, konflikti një vjeçar ka lënë pas mjerim, uri dhe fëmijë jetimë

schedule12:26 - 5 Tetor, 2024

schedule 12:26 - 5 Tetor, 2024

Lufta një vjeçare në Rripin e Gazës ka lënë me mijëra fvmijë jetim dhe të ndarë nga prindërit e tyre. Këta të mitur janë tashmë amanet i familjarëve të tyre.

Amir Ashour 12 vjeç dhe motra e tij Fatima Ashour 10 vjeçe humbën dy prindërit e tyre dhe vëllain  e vogël 5 vjecar kur shtëpia  e tyre  në Rafah u godit nga një bombardim I ushtrisë Izraelite në dhjetor të vitit të shkuar.

Për dy fëmijët e vegjël tani më kujdeset gjyshi I tyre. Amiri I vogël tregon se pengu I tij më i madh është se nuk iu tha dot lamtumirë prindërve të tij.

“Në të gjitha situatat i kujtoj, i kujtoj për çdo gjë. Nuk jam në gjendje ti harrojë, nuk i pashë kur ranë dëshmor dhe nuk u përshëndeta dot me to. Ata që bien dëshmor I zgjedh zoti dhe unë nuk mund të dal kundër vullnetit të tij.”

Gjyshi i dy fëmijëve tregoi për Asocciated Pres se sado që kujdeset për të vegjlit, ai nuk mund t’iu zëvendësoj prindërit.

“Gjej vazhdimisht trishtim në sytë e Amirit dhe Fatimes. Plaga e tyre është e thellë. Kur e gjej Amirin duke qarë e di se ai po mendon për nënën dhe babain e tij që i mungojnë. Ka gjëra që unë nuk mund ti kompesoj. Kujdesem dhe iu jap përzemërsi shumv të madhe, por ajo që unë nuk mund t’iu jap atyre është shanci për të thirrur sërisht “baba dhe mama”

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit shpërtheu pasi militantët e grupit palestinez sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 izraelitë dhe duke rrëmbyer rreth 250 të tjerë. Ushtria izraelite filloi një luftë në shkallë të plotë në të gjithë Rripin e Gazës që atëherë, duke vrarë mbi 41,000 palestinezë dhe duke plagosur rreth 97,000 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Unicef vlerëson se në enklavën palestineze janë rreth 19 mijv fëmijë që kanë mbetur pa kujdes prindëror për shkak të pasojave të luftës në këtë vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!