Dëshmitari rrëfen tmerrin: Njerëzit po digjeshin në autobus, por s’i ndihmonim dot

schedule13:27 - 23 Nëntor, 2021

schedule 13:27 - 23 Nëntor, 2021

Një dëshmitar i cili ka parë gati se gjithë tragjedinë në Bullgari ka treguar si shpërtheu autobusi në flakë. Dëshmitari ka rrëfyer se ai ka qenë prapa autobusit me një mini-bus udhëtarësh.

“Ishim duke udhëtuar me një mini-bus, autobusi duke lëvizur shpërtheu menjëherë dhe u përfshi nga një zjarr i madh dhe ishte e pamundur që të ndihmonim njerëzit sepse flakët ishin shumë të mëdha”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruajnë mediat në Shkup.

45 shqiptarë nga Maqedonia që ishin në autobus ndërruan jetë dhe 7 të tjerë ndodhen në spital./ Abcnews.al