Dëshmia: Protestuesit në Kapitol erdhën të përgatitur për luftë

schedule21:45 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:45 - 23 Shkurt, 2021

Duke dëshmuar të martën në seancën e parë të kongresit mbi sulmin e Kapitolit në SHBA, shefi i policisë së Kapitolit, Merrick Garland i cili dha dorëheqjen për shkak të trazirave tha se turma pro-Trump që sulmoi ndërtesën “erdhi e përgatitur për luftë”.

Përpara komisioneve të sigurimit të vendit, i nominuari i Joe Biden për prokuror i përgjithshëm Merrick Garland, tha se ai do të zgjerojë hetimin penal për sulmin e 6 janarit, duke thënë se terrorizmi i brendshëm është  kërcënim më i madh për demokracinë amerikane sesa ka qenë për dekada.

Para komitetit të gjyqësorit të Senatit, Garland përshkroi kryengritjen e mbështetësve të Trump si “akt të neveritshëm që kërkonte të prishte një gur themeli të demokracisë sonë”. Ai tha se veprimi i tij i parë nëse konfirmohet do të jetë përqendrimi në hetimin e kësaj ngjarje. /abcnews.al