Një nga dëshmitarët e vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë të ndodhur të enjten në ish-bllok është pronari i lokalit, Redi Popesku. “ABC News” ka mësuar detaje nga deklarimet e dhëna prej tij para oficerëve të Policisë Gjyqsore mbi dinamikën e ngjarjes.
Mbrëmjen e së enjtes Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata është përshëndetur miqësisht me Ervis Martinajn teksa kanë qenë në të njëjtin lokal në ish-bllok. Ndërsa debati që u pasua më një të vrarë dhe dy të plagosur ka nisur mes komandos Meviol Bilo dhe viktimës Fabiol Gaxha.
Të paktën kështu është pretenduar para grupit hetimor nga ana e pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja. “ABC News” ka mësuar detaje nga deklarimet e dhëna nga ana e Redi Popeskut, dëshmitar okular i konfliktit.
Gjatë marrjes në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, ai ka sqaruar se mbrëmjen e ngjarjes i pari që ka mbërritur nga lokal ka qenë i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata dhe disa miq të tij.
Sipas Popeskut, Mata e kishte pyetur nëse kishte ndonjë problem nëse Martini të vinte në të njëjtin lokal. Pronari i barit ka shpjeguar se Mata dhe Martini janë takuar miqësisht dhe nuk kishin ndonjë shenjë konflikti apo tendencë për agravim të situatës.
Burimet saktësuan se për momentin e ngjarjes, Popesku ka rrëfyer se konflikti ka lindur për një sqarim mbi ngacmimin e këngëtares Gjata. Sipas tij, sapo një person i gjatë, i veshur me bluzë dhe kapuç është futur në lokal është konfliktuar me komandon Marvjol Bilo, duke u sharë e mandej me grushte.
Në një moment ai ka parë personin e parë me një armë në dorë dhe ka dëgjuar krisma. Me tej, Popesku ka dhënë edhe një përshkrim fizik të personave të përfshirë në ngjarje. /abcnews.al