Dëshmia e ish-avokatit, reagon Shtëpia e Bardhë

schedule22:40 - 22 Gusht, 2018

schedule 22:40 - 22 Gusht, 2018

Shtëpia e Bardhë u është përgjigjur të mërkurën sugjerimeve se deklaratat e ish-avokatit të Donald Trump në gjykatë konfirmojnë përfshirjen e presidentit amerikan në krim.

“Siç e ka thënë presidenti, siç e kemi thënë të gjithë ne, ai nuk ka bërë asnjë shkelje dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë”, ka deklaruar zëdhënësja Sarah Sanders.

Sanders ka theksuar se, fakti që Michael Cohen ka pranuar fajin nuk do të thotë se presidenti është fajtor.

Në seancën gjyqësore, Cohen deklaroi se gjatë fushatës elektorale Trump e kishte udhëzuar të paguante dy aktore që pretendonin se kishin patur një aferë me të.

Vetë presidenti, në një postim të mëhershëm në Twitter thoshte shkelja e rregullave financiare gjatë fushatës nuk përbën një vepër penale, sikurse e kanë klasifikuar prokurorët që kanë patur në dorë çështjen e Cohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!