Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëshmia e imunologut: Ja çfarë tregojnë testet për antitrupat e Covid-19

schedule15:03 - 26 Qershor, 2020

schedule 15:03 - 26 Qershor, 2020

Zania Stamataki, The Guardian

Shpejtësia e me të cilën Covid-19 u përhap në të gjithë botën dhe natyra e panjohur e  virusit, ishte një sfidë e hapur për të gjithë shkencëtarët dhe teknikët.

Njohuritë tona, megjithëse jo të plota, tani janë shumë më të mëdha se sa ato që kishim në fillim të shpërthimit dhe sistemet tona shëndetësore janë më të gatshme për t’iu përgjigjur koronavirusit

Kjo do të thotë që ne po arrijmë të njohim natyrën e virusit. Dr Alex Richter i cili është në krye të  laboratorëve të  imunologjisë klinike në Universitetin e Birmingham dhe ekipi i tij ka zhvilluar teste serologjike që zbulojnë antitrupa  Sars-CoV-2. Për momentin, testet laboratorike që ata kanë krijuar janë më të sakta sesa testet  komercialë të antitrupave dhe një numër në rritje i këtyre të fundit po bëhen të disponueshme në të gjithë botën, raporton abcnews.al

Gjithashtu  është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se çfarë zbulojnë në të vërtetë  antitrupat në lidhje me reagimin tonë imunitar ndaj Covid-19, dhe se si funksionon imuniteti mbrojtës.

Në thelb, antitrupat ndaj Sars-CoV-2 tregojnë se jeni infektuar, megjithëse njerëzit me infeksione të tjera që përfshihen ftohje të zakonshme mund të kenë antitrupa reaktivë  duke ngatërruar kështu  rezultatet e testit. Testet e serologjisë ndryshojnë në saktësi , por janë më efektive sesa të ashtuquajturat testet polimerizëm (PCR), të cilat zbulojnë praninë e vetë virusit. Antitrupat në gjak janë më të lehtë për tu zbuluar sesa grimcat e virusit në hundë ose fyt, raporton abcnews.al

Teste të tilla ofrojnë informacion më të dobishëm në lidhje me mënyrën se si është përhapur infeksioni tek popullata. Tek  personat e infektuar  nuk mund të zbulohen anti-trupat gjatë ditëve të para, pasi  shumica i zhvillojnë anti-trupat pas 1 ose 3 javësh.

Informacioni se sa persona janë infektuar na ndihmon të vlerësojmë përqindjen e rasteve të rënda dhe nivelin e vdekshmërisë dhe kjo na tregon më shumë se sa i rrezikshëm mund të jetë patogjeni i ri.

Gjithashtu na ndihmon të identifikojmë grupet me rrezik të lartë, të cilat mund të na ofrojnë të dhëna se si mund të transmetohet virusi.

Rishqyrtojmë studimin e Richter , në të cilin ajo testoi 516 punonjës të kujdesit shëndetësor për antitrupat Covid-19: 34% e stafit që punuan në shtëpi rezultuan  pozitivë në krahasim me vetëm 15% të atyre që punuan  në kujdesin intensiv, raporton abcnews.al

Studime të tilla mund të përdoren për të mbrojtur grupet e cenueshme.

Antitrupat gjithashtu ofrojnë shpresë për mbrojtje  nga virusi në të ardhmen  por ende nuk ka prova se sa rezultat efektiv mund të kenë anti-trupat.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të imunitetit- E para drejtohet nga qelizat B, të cilat prodhojnë antitrupa. Hulumtimi për vaksinat synon të zbulojë  antitrupa të fuqishme që mund të na mbrojnë por kjo nuk arrihet gjithmonë. Kur antitrupat dobësohen, dozat përforcuese të vaksinës mund të ndihmojnë. Kur viruset evoluojnë, si gripi që ndryshon  shpesh dhe shpejt një vaksinë e krijuar rishtazi është e nevojshme për të ndaluar përhapjen.

Lloji i dytë i qelizave janë qelizat T. Qelizat T mund të jenë të mjaftueshme për të kontrolluar infeksionin në mungesë të antitrupave dhe të sigurojnë mbrojtje të imunitetit, raporton abcnews.al

Qelizat T janë zbuluar në shumicën e pacientëve me Covid-19 dhe provat  e vaksinës së parë në njerëz kanë treguar  një numër aktiv të qelizave T.

Ka më shumë probabilitet që kujtesa e qelizave T të Sars-CoV-2 mund të zgjasë më shumë sesa antitrupat, siç është rasti në koronaviruset e tjerë.

A mundet trupi ynë të zhvillojë një qelizë T pa zhvilluar anti-trupa? Mesa duket është e mundur: një studim zbuloi se një numër pacientësh së bashku me familjarët e tyre përkatësisht 6 nga 8 pjesëtarë të një familje kishin zhvilluar qelizat T por jo anti-trupa të zbulueshëm.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që mund të tregojë përgjigjet e qelizave T, që do të thotë se në këtë fazë edhe një test që tregon se kemi anti-trupa nuk na siguron se jemi plotësisht të mbrojtur.

Kohëzgjatja e çdo imuniteti mbetet ende për tu zbuluar.

Ndoshta  ajo që ka më shumë rëndësi tani është një studim që analizoi 37 njerëz asimptomatikë që kishin  anti-trupa PCR.

Anti-trupat e tyre ishin më të lehtë për tu zbuluar pasi ata ishin të infektuar për një kohë të gjatë.

Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit asimptomatikë  ka të ngjarë të jenë më infektues. Ne gjithashtu  dimë se njerëzit para-simptomatikë, ata në ditët e para pas infektimit me Sars-CoV-2, janë gjithashtu shumë  infektues. Për  arsye se ne shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se jemi të infektuar, masat për të siguruar distancimin shoqëror dhe përdorimin e maskave janë thelbësore kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të tjerëve, raporton abcnews.al

Por gjithsesi kemi disa lajme pozitive. Të dhënat e para nga studimet e vaksinave tregojnë se kafshët mund të mbrohen nga infeksioni Sars-CoV-2 dhe tek njerëzit janë zbuluar shenja të imunitetit mbrojtës. Kjo nënkupton se kujtesa imunologjike është e mundur. Megjithatë, mënyra e vetme për ta zbuluar  është të dini se çfarë ndodh me  vullnetarët  kur vaksinohen. Ironikisht, kjo do të zgjasë më shumë në vendet që kanë kontrolluar me sukses virusin dhe kanë pasur më pak të infektuar.

Si imunolog unë e shoh imunitetin e  Covid-19 si një enigmë që duhet ta  zgjidhim akoma. Por çdo javë, botimet e reja shtojnë pjesë të reja si një puzzle. Kur vaksinat të bëhen të disponueshme, mbrojtja ndaj virusit  do të jetë shumë më e lehtë për t’u studiuar duke përdorur teste serologjike dhe teste të bazuara në laborator.

Tani për tani, testet e antitrupave nuk  na sigurojnë se jemi të mbrojtur. Sidoqoftë, ato janë akoma të rëndësishme për të parë se sa ka përparuar  virusi nëpër shtëpitë e kujdesit, spitalet, sistemet e transportit publik dhe vendet e punës. Prandaj është jetike që njerëzit të bien dakord që të  gjithë të testohen.

Ata që rezultojnë  pozitivë , janë në avantazh në krahasim me personat që janë asimptomatikë.  Nëse nuk do të ishim kaq vigjilent ndaj virusit shumë nga vështirësitë e bllokimit  do të ishin të kota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!