Dëshmia e gazetarit, Rama: Zhytu Lulëzim zhytu, shqiptarët do shohin e do gjykojnë

schedule15:39 - 19 Maj, 2018

schedule 15:39 - 19 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama thotë se vijon të presë provën shkencore të audiopërgjimit të vëllait të ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nga prokuroria. Pas rrëfimit të gazetarit Jetmir Olldashi që realizoi audio dhe video regjistrimin me Albert Veliun, dëshmitarin X që bisedoi me Agron Xhafaj, shefi i qeverisë reagoi në rrjetin social Facebook:

“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, shkruan kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!