Dëshiron të largohet, Bayerni e Atletico në garë për yllin e Manchester City

schedule17:57 - 10 Gusht, 2021

schedule 17:57 - 10 Gusht, 2021

Bernardo Silva ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Manchester City në katër sezonet e fundit. Mesfushori portugez ka vendosur të provojë një aventurë të re në karrierë, dëshirë që u konfirmua edhe nga Pep Guardiola.

Jo vetëm Bernardo Silva, kemi edhe 2-3 lojtarë të tjerë që duan të largohen“, u shpreh trajneri spanjoll. Dëshira e madhe e 27-vjeçarit është transferimi te Barcelona, por është e pamundur për shkak të problemeve financiare të klubit katalanas.

“Cityzens” kërkojnë 50 milion paund për të lënë të lirë lojtarin ofensiv të kombëtares portugeze (59 ndeshje dhe 7 gola), teksa tre klube të njohura e pëlqejnë dhe po garojnë për shërbimet e tij.

Gazetari portugez, Pedro Almeida raporton se Bernardo Silva është një nga të preferuarit e Diego Simeones, i cili e cilëson përforcimin perfekt për Atleticon e tij. Gjithsesi, kampionët e Spanjës duhet të fitojnë konkurrencën me Bayern Munchen dhe Arsenalin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!