Sfidën e parë mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland e fitoi sulmuesi norvegjez. 19-vjeçari shënoi dy golat e Dortmund në fitoren 2-1 kundër PSG-së në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 në Champions League, teksa francezi u mjaftua vetëm me asistin për Neymar. Ish-kampioni i botës me Francën, Christophe Dugarry ka një këshillë për patriotin e tij dhe gjithçka lidhet me “gjigantin” Erling Haaland.
“Kylian, ti di të bësh shumë gjëra, por ajo që të mungon është ajo që bëri Haaland në një orë e gjysmë. Ditën që do ta bësh këtë, do të fitosh ‘Topin e Artë’ dhe do të jesh futbollisti më i mirë në botë.
Mbappe është një lojtar madhështor, por nëse dëshiron të fitojë gjithçka duhet të ulet të shohë në dvd atë që po arrin të bëjë Erling Haaland“, thekson Christophe Dugarry në një prononcim për Radio Monte Carlo. /abcnews.al
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2020/02/Dugarry-1-640x467.jpg)