Karl-Heinz Rummenigge do donte të shihte Kylian Mbappe pjesë të Bayern Munchen, por është e pamundur. CEO i klubit gjerman, në një prononcim për Le Figaro, flet me superlativa për yllin francez të nënkampionëve të Europës.
“E dashuroj Mbappe dhe mënyrën se si luan, por, për fat të keq, nuk do jemi kurrë në gjendje ta transferojmë atë në Mynih. Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi nuk na e lejon një gjë të tillë.
E kam mik presidentin e PSG-së dhe nuk do doja ta shqetësoja kurrë. Përpara krizës futbolli ishte çmendur komplet. Pati inflacion pas transferimeve të Neymar dhe Mbappe te PSG. Është gjë e mirë që ajo situatë mori fund“, deklaron drejtuesi gjerman. /abcnews.al