Dëshira e madhe e Lampard, ofertë tunduese për lojtarin e Bayern Munchen

schedule10:57 - 6 Janar, 2020

schedule 10:57 - 6 Janar, 2020

Chelsea-Bayern Munchen është një nga duelet më interesante të raundit të 1/8 në Champions League. Ndeshja e parë zhvillohet në “Stamford Bridge” me datë 25 shkurt, ndërsa ajo e kthimit luhet me 18 mars. Klubi anglez ka vendosur të nisë më përpara këtë përballje.

Trajneri Lampard ka një dëshirë të madhe për krahun e majtë të mbrojtjes dhe i preferuari i tij luan në ekipin bavarez. Ai është David Alaba. Austriaku vlerësohet shumë nga Bayern, por një ofertë tunduese ekonomike mund të ndikojë në largimin e tij.

The Mirror raporton se Chelsea do të trokasë shumë shpejt në dyert e klubit gjerman. Drejtuesit e “Bluve të Londrës” shpresojnë që të sigurojnë transferimin e 27-vjeçarit në Premier League dhe për diçka të tillë kanë gati 70 milionë euro. /abcnews.al

 

Alaba dhe Ribery, duke festuar një trofe me Bayern Munchen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!